Aktualitet

MSH: Shërohen edhe 15 persona të tjerë me koronavirus, gjithsej 131

Shkruar nga Liberale
MSH: Shërohen edhe 15 persona të tjerë me koronavirus, gjithsej

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 15 persona të tjerë duke e çuar numrin në 131.

"Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë", tha Silva Bino. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH