Aktualitet

MSH: Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus te Infektivi

Shkruar nga Liberale
MSH: Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus te

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni.

"Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.", njofton MSH. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH