Aktualitet

MSH merr vendim për shkollat: Që nga 1 dhjetori, mësimi me alternime

Shkruar nga Liberale
MSH merr vendim për shkollat: Që nga 1 dhjetori, mësimi me

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot të tjera masa me qëllim minimizimin e risqeve gjatë kësaj periudhe.

Në një videomesazh, Manastirliu tha se duke nisur nga data 1 dhjetor, bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve, i rekomandohet MASR alternim i mësimit online e fizik në klasa.

“Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.

Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.”, tha Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH