Aktualitet

MSH: Humbin jetën dy persona të tjerë me koronavirus

               Publikuar në : 10:44 - 10/07/20 liberale

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy persona të prekur me koronavirus nuk ia kanë dalë dot dhe kanë ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”, njofton MSH. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back