Aktualitet

MSH: Humb jetën nga koronavirusi një 34-vjeçare nga Librazhdi

Shkruar nga Liberale
MSH: Humb jetën nga koronavirusi një 34-vjeçare nga Librazhdi

Një 34-vjeçare ka humbur jetënn si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.  Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

"Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.", njoftoi Ministria. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH