Aktualitet

MSH: Gjashtë pacientë humbin betejën me Covid-19

Shkruar nga Liberale
MSH: Gjashtë pacientë humbin betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetëisë ka përditësuar të dhënat me koronavirusin në vendin tonë. Ajo njfton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, gjashtë pacientë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar”, njofton Ministria e Shendetesie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH