Aktualitet

MSH: 6 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
MSH: 6 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit në vend, ndërsa u regjistruan 139 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk e kanë fituar luftën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH