Aktualitet

MSH: 5 të vdekur nga Covid-19 në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
MSH: 5 të vdekur nga Covid-19 në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona.

"Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare", njoftoi Ministria.

Po ashtu 150 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH