Aktualitet

Mposhti COVID-19, mjeku dhuron plazmën e gjakut për pacientët

               Publikuar në : 10:42 - 25/08/20 liberale

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin pak kohë më parë, ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

Mesazhi i Manastirliut:

#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë🙏🏼
Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!

🩸Dhuro gjak/plazëm!

#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 25. August 2020

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back