Aktualitet

Mposht koronavirusin Arqipeshkvi i Shkodrës, ja mesazhi i tij

Shkruar nga Liberale
Mposht koronavirusin Arqipeshkvi i Shkodrës, ja mesazhi i tij

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, ka fituar betejën me koronavirusin, pasi 34 ditësh i shtruar në spital. Mëngjesin e sotëm, Arqipeshkvi Massafra ka lënë spitalin “Miulli”, në Asquaviva delle Fronti, në Itali, dhe është shoqëruar për në qendrën e rehabilitimit “Maugeri”, në Ginosa Marina.

Pas daljes nga spitali, ai Imzot Massafra ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i shërbyen përgjatë këtij muaji në spital, por edhe një mesazh për ata që festojnë sot ditën e parë të Triditëshit të shenjtë.

“Shumë të dashur, shpresoj të jem së shpejti mes jush, sapo ta marr veten plotësisht. Ndërkohë, ju kam dërguar reflektimin tim të Pashkëve në një frymë bashkëndarjeje së asaj që kam pjekur në lutje dhe meditim gjatë kësaj kohe Kreshmje, të cilën e kam kaluar krejtësisht në spital. Kam ofruar vuajtjet e mia për ju dhe do të vazhdoj të lutem për të mirën e Arqidioqezës gjatë kohës që do të jem në rehabilitim e sipër.

Duke ju falënderuar për afërsinë që keni treguar ndaj meje, ju bekoj përzemërsisht dhe ju uroj të gjithëve që, duke jetuar misteret e Triditëshit të shenjtë, të gëzohemi për Ngjalljen e Krishtit”, thuhet në mesazhin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH