Lisa dhe Maria, dy motrat nga Ukraina kanë filluar të mësojnë shkronjat dhe fjalët e para në gjuhën shqipe.
Ndërkohë mësuesja e tyre, tregon se kanë përgatitur një program vetëm për dy motrat të moshës 7 dhe 9 vjeç.
“Kam përgatitur një program të veçantë në abetare, ndërsa në matematikë i njëjti mësim.Janë në një klasë që të integrohen me fëmijët e tjerë ”, tha ajo.
Ndërkohë mamaja e tyre shprehet duke thënë se vajzat e saj janë të shoqërueshme me shokët dhe shoqet e klasës.
“Fëmijët e mi filluan të mësojnë gjuhën shqipe. Atyre u pëlqen të vijnë në shkollë, ndihen shumë mirë. Shokët e klasës i përqafojnë çdo ditë fëmijët. Prindërit e nxënësve na kanë dhënë rroba për vajzat. Mësuesit na kanë dhënë libra dhe mjete të tjera shkollore.”
Po ashtu ajo tregon për ditën që vendosën të largohen nga Kievi dhe u shpreh duke thënë gjithnjë se në Vlorë janë stresuar dhjetëra familje ukrainase që nga fillimi i luftës.
“Ditën që filloi lufta, e kuptova që mund të qëndronim në Kiev.Kishim vetëm 10 minuta kohë për tu larguar.Kemi udhëtuar në shumë vende, para se të vinim në Vlorë. Këtu ndihemi mirë dhe të sigurt.”