Globi

Motrat gjenden pranë njëra-tjetrës të pajeta në banesë, kishin vdekur prej disa muajsh

Shkruar nga Liberale
Motrat gjenden pranë njëra-tjetrës të pajeta në

Një zbulim dramatik ndodhi pasditen e së mërkurës në Recanati. Në qendrën historike të qytetit, në Corso Persiani, u gjetën trupat e dy motrave, Luisa Berenice, 69 vjeçe dhe Piermaria Luigia Stortini, 71 vjeçe.

Dy trupat u gjetën sepse uji po depërtonte nga apartamenti i dy grave në banesën poshtë tyre që në fakt ishte i pabanuar. Në fakt, vetëm kur pronari shkoi për një inspektim të rastësishëm të shtëpisë, vuri re rrjedhjen e ujit.

Kështu, pasi tentoi të kontaktonte dy motrat, megjithatë pa marrë asnjë përgjigje, ai vendosi të kontaktojë Policinë Bashkiake dhe u njoftuan zjarrfikësit. Në fakt, kanë qenë ata që kanë ndërhyrë në orët e para të pasdites së sotme dhe kanë bërë zbulimin tragjik, pasi kanë shpërthyer derën e banesës.

Vdekja, sipas hetimeve të para të kryera, duket se i atribuohet shkaqeve natyrore dhe duket se ka ndodhur, duke pasur parasysh gjendjen e avancuar të dekompozimit në të cilin u gjetën trupat dhe pothuajse mumifikimi i tyre, disa muaj më parë.

Sipas asaj që raportohet nga "Il Resto del Carlino", kufomat ndodheshin pranë njëra- tjetrës, gruaja e moshuar e shtrirë në shtrat dhe tjetra e ulur pranë saj. Dy motrat nuk ishin martuar kurrë dhe duket se ishin të pandashme: nuk duket se kanë pasur jetë shoqërore apo kontakte me ndonjë të afërm të përbashkët.

Piermaria Luigia muajt e fundit kishte pasur vështirësi serioze motorike pas një rrëzimi aksidental: hipoteza është se ajo nuk mund të ishte më në gjendje për të mbajtur veten dhe motrën e saj më të vogël./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH