Aktualitet

Motra iu vra në Francë, i vëllai pret damarët në burg

Shkruar nga Liberale
Motra iu vra në Francë, i vëllai pret damarët në burg

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Kovaçi në Berat. Pasi përcollën për në banesën e fundit Brunilda Kovaçin, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë, vëllai i saj, Shpëtim Kovaçi, ka tentuar që të vetëvritet, pasi nuk i dhanë leje nga burgu për të marrë pjesë në funeral. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të burgut të Beratit, ku i riu ishte duke vuajtur dënimin.

Sipas burimeve të "Panorama", Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës. Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.

Mjekët e Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçburimeve të i, 32 vjeç, prej 8 vitesh është në burg, pasi akuzohet për vrasje.

Brunilda Kovaçi, nënë e një fëmije të mitur, u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, më 25 dhjetor të vitit që kaloi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH