Globi

Motoçikleta del nga rruga: Vdes 29-vjeçarja, do të martohej në korrik

Shkruar nga Liberale
Motoçikleta del nga rruga: Vdes 29-vjeçarja, do të martohej

Ata kishin zgjedhur Trentinon për të kaluar të dielën së bashku. Por dalja e fundit e çiftit, të fejuar, Barbara De Donatis dhe Andrea Rizzi, përfundoi në një tragjedi. Motoçikleta me të cilën ata po udhëtonin doli jashtë rrugës në Paganella, në komunën e Molveno. I riu që e drejtonte atë humbi kontrollin për shkak të shiut dhe Barbara ra në një humnerë. Ndihma ishte e kotë, gjendja e vajzës ishte shumë kritike: 29-vjeçarja vdiq në spital.

Në korrik të rinjtë duhej të martoheshin në Vestone, në zonën e Brescias, ku edhe jetonin kohët e fundit. Fati i keq i ndau përgjithmonë. Andrea u përpoq ta ndihmonte Barbarën ndërsa ajo ishte ende e vetëdijshme, kur ai e nxori nga shkëmbi ku kishte rënë prej motorçikletës.

Ai bëri thirrje për ndihmë, por pavarësisht kësaj, vajza ndërroi jetë në spital. Tashmë djali është mbyllur në heshtje, duke kujtuar të dashurën e tij, në rrjetet sociale, vetëm përmes një imazhi: një foto e të dyve bashkë, duke buzëqeshur. Mesazhe të shumta ngushëllimi në kujtim të viktimës, një vajzë “shumë e sjellshme”, si dhe “një person i veçantë”. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH