Aktualitet

Shi, përmbytje dhe ulje temperaturash në të gjithë Europën. Çfarë parashikohet gjatë fundjavës?

Shkruar nga Liberale
Shi, përmbytje dhe ulje temperaturash në të gjithë

Në ditët e para të vitit 2024, Europa është përfshirë nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje në disa vende. Shirat kanë prekur edhe vendin tonë ndërsa përmbytjet nga reshjet e dendura raportohet se kanë mbërritur deri në vendin fqinj, Itali.

Përditësimet më të fundit konfirmojnë se fundjava  do t'i japë fund fazës jashtëzakonisht të butë dhe të qëndrueshme që dominoi skenarin e motit për të gjithë periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke shënuar edhe këto ditë të para të 2024-ës.
Ndryshimi i motit do të shkaktohet nga një shqetësim që do të arrijë në Veri të premten më 5 janar dhe më pas do të ndikojë në kushtet e motit në një pjesë të madhe të raionit gjatë fundjavës, midis 6 dhe 7 janar 2024. Shumë reshje shiu përpara, priten, por edhe erëra të forta, borë dhe rritje e theksuar e të ftohtit, veçanërisht e dukshme në fillim të javës së ardhshme.

I ftohti ka mbërritur në disa vende europiane.

Në Francë ekipet e shpëtimit evakuuan banorët në rajonin verior “Pad kal” pasi lumenjtë dolën nga shtrati dhe përmbytën rrugë e banesa, ku uji arriti deri në 50 centimetër.

Shërbimi meteorologjik e ka vënë këtë rajon në alarm të kuq për shkak të situatës së krijuar, duke paralajmëruar se situata do të jetë kritike të paktën deri në 5 Janar.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që ky rajon preket nga përmbytje të këtij niveli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi.

Sakaq, edhe Mbretëria e Bashkuar po përballet me probleme të mëdha pas goditjes së stuhisë “Hank”, ku krahas përmbytjeve, anulimit të disa linjave hekurudhore mbi 10 mijë familje janë pa energji elektrike.

Stuhitë më të forta të erës u regjistruan të martën në jug të Anglisë, ku shpejtësia arriti në 150 kilometër në orë, e për pasojë një burrë humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

Ndërkohë disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se do të ketë probleme në qarkullim, ndërsa autoriteti që menaxhon autostradën kombëtare ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH