Showbiz

Moti/ Tetori do të mbyllet si muajt e verës, temperaturat 10 gradë mbi mesataren

Shkruar nga Liberale
Moti/ Tetori do të mbyllet si muajt e verës, temperaturat 10

Do të jetë një Halloween “veror”. Tetori do të mbyllet me kushte klimatike të ngjashme me ato të qershorit dhe me temperaturat do të rriten deri në 10 gradë mbi mesataren e kësaj periudhe.

Arsyeja është anticikloni afrikan që dominon Mesdheun qendror dhe atë perëndimor duke parandaluar ardhjen e trazirave të Atlantikut, duke i dhënë rajonit tonë nxehtësi rekord.

Temperaturat do të mbeten mbi normën sezonale për shumë ditë.

Temperaturat maksimale do të luhaten ndërmjet 26 dhe 28°C dhe do të arrijnë vlerat rekord prej 30-31°C.

Thatësira dhe temperaturat e larta si dhe anomalitë klimatike shqetësojnë fermerët, pasi ato ndikon negativisht në prodhimtarinë  bujqësore. /Liberale.al/

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH