Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, në mbrëmje vranësirat do të largohen.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.