Aktualitet

Moti sot, vranësira dhe temperatura të ulëta

Shkruar nga Liberale
Moti sot, vranësira dhe temperatura të ulëta

Vendi ynë sot do të vijojë të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht ti bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, të cilat më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH