Shqipëria do të mbizotërohet sot nga vranësirat. Ppritet që në pjesën e parë të ditës të ketë reshje shiu në disa qytete, kryesisht ato veri-lindore.
Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente edhe në jug.
Reshjet do të jenë lokale dhe të izoluara.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:
-në zonat malore nga 07ºC deri në 17ºC
-në zonat e ulëta nga 14ºC në 25 ºC
-në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.
Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë./Gazeta Liberale