Aktualitet

Moti/ Rikthehen reshjet dhe rriten ndjeshëm temperaturat

Shkruar nga Liberale
Moti/ Rikthehen reshjet dhe rriten ndjeshëm temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin.

Në zonat jugore dhe veriperëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 11°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH