Aktualitet

Moti me temperatura të larta, bregdeti i Vlorës i mbushur me pushues vendas dhe të huaj

Shkruar nga Liberale
Moti me temperatura të larta, bregdeti i Vlorës i mbushur me pushues

Moti me temperatura të larta pavarësisht se jemi në muajin tetor, i mban ende të mbushura me pushues plazhet e Vlorës, ku mund të gjesh turistë të huaj por edhe vendas.

Ndryshe nga sezoni i verës, qetësia e kësaj periudhe është ajo që i ka tërhequr pushuesit.

“Vij nga Prishtina, jemi së bashku me fëmijët dhe zgjodhëm këtë periudhë pasi është shumë bukur por dhe për shëndetin është shumë mirë. Vlora është shumë e bukur”.

“Na pëlqen të bëjmë plazh në këtë stinë, është shumë bukur këtu, që nga plazhi por dhe infrastruktura.”

“Jam nga Peja dhe jetoj prej 50 vitesh në Stokholm. Vlora më pëlqen shumë dhe çdo vit jam në këtë qytet. Gjithë muajin Tetor do vijoj të bëjë plazh në Vlorë.”

“ Jetoj në Francë dhe nuk ka si Vlora, dhe për moshat tona muaji Tetor është më i përshtatshmi”, thonë turistët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH