Aktualitet

Moti me diell sot, por temperaturat…

               Publikuar në : 08:23 - 21/02/20 liberale

Gjatë ditës së premte, vendi do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, informon Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore shqiptare.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta. Temperaturat parashikohen në: zonat malore -6ºC deri në 9ºC zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back