Sociale

Moti i paqëndrueshëm, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Shkruar nga Liberale
Moti i paqëndrueshëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 11 deri 24°C

në zonat e ulëta 14 deri 27°C

në zonat bregdetare 16 deri 27 °C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH