Aktualitet

Moti i keq/ Vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari

Shkruar nga Liberale
Moti i keq/ Vonesa në nisjen e trageteve të linjës

Moti i keq dhe era e fortë gjatë natës kanë sjellë vonesa në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual të Durrësit, dy tragetet e linjës Durrës-Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Mesazhi nga Autoriteti Portual Durrës

Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës – Bari?

⚓️Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH