Globi

Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për riparimin e urës së Panarit. Të angazhuar për të shmangur çdo rrezik

Shkruar nga Liberale
Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për riparimin e

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar. Bëhet me dije se aktualisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.

Me vëmendje po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh.

Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH