Për shkak të motit të keq, energjia elektrike është ndërprerë në disa fshatra të qarkut të Korçës.
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë lënë 22 fshatra pa energji elektrike në zonën e Maliqit, 12 në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.
Ndërkohë grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.