Aktualitet

Moti i keq në Itali, a do preket Shqipëria? Sinoptikania: Javën e ardhshme priten stuhi

Shkruar nga Liberale
Moti i keq në Itali, a do preket Shqipëria? Sinoptikania: Javën e

Sinoptikania Lajda Porja, e ftuar në emisionin “Vila 24”, tregoi parashikimin e motit, për ditën e sotme, fundjavën, por edhe javën që pritet të nisë.

Sinoptikania nënvizoi se dita e sotme do të jetë e kthjellët, me temperature maksimale që do të regjistrohen deri në 25 gradë në zonat e ulëta, e 18 gradë në ato malore.

Edhe dita e shtunë do të shoqërohet po nga këto statistika. Moti pritet të përkeqësohet të hënën sipas sinoptikanes, ku krahas reshjeve të shiut, do të ketë disa stuhi, e gjithashtu, pritet të ketë një det të trazuar.

“Dita e sotme dhe fundjava do të jetë mot i kthjellët, sot pritet deri në 25 gradë edhe nesër do të jemi në këto vlera. Të dielën do të ketë ndryshime, do të jemi në vlerën 23 gradë, megjithatë sërish do të jetë ngrohtë. Mëngjeset janë të freskëta, ndërsa vlerat maksimale janë rreth 17 gradë, në zonat malore dhe 25 gradë në zonat e ulëta. Dita e hënë do të jetë me vranësira, ndërsa reshjet i presim ditën e martë. Do të kemi dhe stuhi ere këtë ditë dhe një det shumë të trazuar. E marta do të jetë ditë vjeshte nga ato tipiket. Nuk është se do presim shumë ditë me diell apo me reshje. Do të jetë i alternuar, gjatë nëntorit do i kemi të pranishme reshjet”, u shpreh sinoptikania.

Sinoptikania Porja tha më tej, se Shqipëria, për fat të mirë, nuk preket nga situata e ndërlikuar e motit në Italinë e Jugut, ku janë regjistruar përmbytje të shumta.

“Një pjesë e mirë e motit në Shqipëri ndikohet nga Italia. Ajo që ka përfshirë Italinë është stuhi tropikale. Edhe pse ka pasur situatë problematike. Nuk është se do të kemi probleme pasi situata nuk vjen në Shqipëri”, përfundoi Porja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH