Aktualitet

Moti i keq në Greqi: Volosi “varroset” nën ujë. Pamje me dron, 6 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur deri tani

Shkruar nga Liberale

Një ditë pas përmbytjeve shkatërruese janë fiksuar në pamjet me dron mbi qytetin e Volos, pas kalimit të motit të keq Daniel, momente dramatike.

Fatkeqësi të mëdha , përmbytje, gjashtë të vdekur deri tani dhe raportime për dhjetëra të zhdukur, është bilanci i motit të keq “Daniel” , i cili sot, sipas vlerësimeve, ka hyrë në fazën përfundimtare.

Momente dramatike po regjistrohen në Kardicë, ku në komunën e Palamasit, fshatra tw twrw janë fundosur, kurse dëshmitë flasin për persona të zhdukur. Ka frikw për humbje në njerëz. Shumë banorë kanw mbetur të bllokuar në vendbanimet e përmbytura.

Pamjet dramatike flasin vetë.

Moti i keq nw vendin fqinj shkaktoi një sërë fatkeqësish dhe problemesh, duke lënë pas shkatwrrim, nga njëri skaj në tjetrin.

U shemb edhe ura e madhe mbi përroin e Xirisë në zonën e Almyros. Ura nuk mundi të përballonte presionin e prurjeve të mëdha të uji. Ura e vendosur në Almyros dhe që lidh Almyros me Platanos ishte pjesë e rrugës Almyros-Sourpis dhe trafiku është ndalur.

https://twitter.com/i/status/1699768898327818573

Furtuna mori emrin “Daniel” dhe do të shfaqë një tërheqje graduale sot, sipas të dhënave prognostike të disponueshme të Observatorit Kombëtar të Athinës/Meteo.gr.

Ditën e sotme priten reshje shiu dhe stuhi lokale në pjesën më të madhe të kontinentit, në Jon dhe në Egjeun verior, por ato gradualisht do të dobësohen dhe deri në mbrëmje do të zvogëlohen ndjeshëm.

https://youtu.be/yBYgv8jNjls?t=2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH