Aktualitet

Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohen lundrimet në det

Shkruar nga Liberale
Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohen lundrimet në det

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme zonën e bregdetit shqiptar. Si pasojë e dallgëve të krijuara në det dhe erës së fortë, në qytetin e Vlorës janë pezulluar të gjitha lundrimet e mjeteve të peshkimit dhe të mjeteve të vogla lundruese.

Ndërkohë edhe në portin e Durrësit është dhënë i njëjti urdhër për të pezulluar deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, lundrimin për mjetet e peshkimit dhe mjetet e tjera të vogla lundruese.

Më herët, edhe Drejtoria Detare e Durrësit bëri thirje që subjektet që kanë mjete lundruese t'i sigurojnë në port./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH