Aktualitet

Moti i keq, disa zona mbeten pa energji elektrike

Shkruar nga Liberale
Moti i keq, disa zona mbeten pa energji elektrike

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sotme, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Sipas OSSH bëhet me dije se disa zona në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, sqaron administratori i OSSH, Petraq Lika.

Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme. Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore.

Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gatishmërisë. Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hisdrovorët furnizihen normalisht me energji elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH