Aktualitet

Moti i keq/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Shkruar nga Liberale
Moti i keq/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit në zonat me borë.

ARRSH bën thirrje që drejtuesi e automjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesë në qarkullim dhe bllokim të akseve rrugore.

Njoftimi:

Apel për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në vendet me prezencë bore duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesë për qarkullimin e mjeteve, punën e mjeteve borëpastruese dhe bllokimin e akseve rrugore.

Bëni kujdes në lëvizje dhe respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH