Aktualitet

MOTI I DITËS: Vranësira të dendura në të gjithë territorin, pasdite reshje shiu dhe rrebeshe 

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Vranësira të dendura në të gjithë

Moti në orët e para të mëngjesit paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që pas-mesditës të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në skajin verior dhe gradualisht shirat do të zbresin në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Gjatë natës reshjet të dominojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH