Aktualitet

MOTI I DITËS: Vranësira dhe kthjellime në të gjithē vendin, temperaturat deri në 32°C

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Vranësira dhe kthjellime në të gjithē vendin,

Moti në vendin tonë, deri në mesditë do të shoqërohet me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore, përgjatë kufirit lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje, ku edhe pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH