Aktualitet

MOTI I DITËS, temperaturat minimale deri në -2 gradë

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, temperaturat minimale deri në -2 gradë

Edhe ditën e sotme, (e dielë, 19 nëntor), do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve, por temperatura të ulëta.

Për pasojë, sipas Meteoalb, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore, por nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërisht në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH