Aktualitet

MOTI I DITËS: Temperaturat deri në 41 gradë në disa qytete të vendit

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Temperaturat deri në 41 gradë në disa qytete

Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërish deri në 41 gradë Celsius në zona të izoluara në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH