Aktualitet

MOTI I DITËS/ Rriten sërish temperaturat

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS/ Rriten sërish temperaturat

Vendi ynë këtë të enjte do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pashikohet të jenë të pakta kalimtare përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 14°C, në zona e ulëta -2 deri 19°C dhe në zona bregdetare 6 deri 19°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH