Aktualitet

MOTI I DITËS, rikthehet i nxehti afrikan në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, rikthehet i nxehti afrikan në vendin tonë

Këtë javë vendi ynë do të përjetojë një tjetër valë të nxehti. Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët.

Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar fakti se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë, kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH