Aktualitet

MOTI I DITËS: Reshje shiu dhe shtrëngata, pasditja me kthjellime

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Reshje shiu dhe shtrëngata, pasditja me kthjellime

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH