Aktualitet

MOTI I DITËS, rebeshe shiu dhe temperatura deri në 34 gradë

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, rebeshe shiu dhe temperatura deri në 34 gradë

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në territorin tonë deri gjatë orëve të pasdites këtë të martë, 4 korrik.

Gjatë pasdites pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në të gjithë zonën malore do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH