Aktualitet

MOTI I DITËS, pasditja sjell shi dhe shtrëngata

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, pasditja sjell shi dhe shtrëngata

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fryn me shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH