Aktualitet

MOTI I DITËS me kthjellime dhe vranësira, bien sërish temperaturat

Shkruar nga Liberale

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Temperaturat minimale në vendin tonë do të luhaten -4 deri në 7 gradë dhe temperaturat maksima do të jenë vlerat 12-14°C, në zonën e ulët dhe bregdet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH