Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të pakta përgjatë relieveve kodrinore-malore në veri të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 28°C

në zonat e ulëta 10 deri 33°C

në zonat bregdetare 14 deri 30°C

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH