Aktualitet

MOTI I DITËS: Erdhi vjeshta e vërtetë! Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, rënie temperaturash

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Erdhi vjeshta e vërtetë! Rrebeshe shiu në

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

Përsa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH