Editorial

Mos hapja e negociatave duhet të revolucionalizojë politikën

Shkruar nga Liberale
Mos hapja e negociatave duhet të revolucionalizojë politikën

Ervis Iljazaj

Është e sigurtë se moshapja e negociatave do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në politikën e brendshme në Shqipëri, ose më saktë, do të duhet të ketë. Në të kundërt, ka një gjë që nuk shkon më shoqërinë tonë dhe jetën publike në Shqipëri.

Fatkeqësisht, moshapja e negociatave nësë ndodh, do të vonojë procesin e integrimit edhe me disa vite të tjera. Në këtë kuptim, politika shqiptare nësë vërtet do të dojë të mbijetojë, do të dhet të bëjë një reformë të thellë, apo ndoshta dhe një revolucion në kuptimin e rikonceptimit të saj.

Pas pothuajse 30 viteve tranzicion shpresa e vetme e shqiptarëve ka qenë integrimi në Bashkimin Europian, si e vetmja mënyrë për tu bërë pjesë e botës perëndimore dhe për të patur një të ardhme për brezat e rinj. Por kështu sic po duket gjasat, kjo ëndër po mbetet në mes, dhe fajtor për këtë është vetëm politika shqiptare. Shqipëria e ka nisur procesin e integrimit në të njëtën kohë me disa vënde të rajonit, madje në ndonjë rast edhe më shpejt, por gjendet tashme në vënd të fundit në këtë proces. Sigurisht që, kontesti europian i brendshëm, teza e Presidentit Macron për të reformuar Bashkimin Europian dhe si pasojë edhe procesin e zgjerimit  janë të gjitha të vërteta dhe kanë një impakt jo të vogël për ngadëlësimin e procesit të integrimit. Por, kjo gjë nuk justifikon apsak vonesën historike të shqiptarëve drejt Europës.

Nëse vërtet ndodh që Bashkimi Europian nuk hap negociata me Shqipërinë edhe kësaj herë, atëherë izolimi që do të ketë politika shqiptare është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. E vetmja mënyrë për ti mbijetuar këtij izolimi dhe konteksti të ri është vetëm refomimi i thellë i politikës në Shqipëri.

Është si të thuash një rinisje në një kontekst të ri, për ti bërë ballë të gjithave vështirësive që sjell moshapja e negociatave.  Në të kundërt, Shqipëria rrezikon seriozisht një të ardhme të errët, e cila nuk dihet se cdo të sjellë për shqiptarët.

Në të gjithë këtë histori është e kotë të gjesh fajtorë në një krahë apo një krahë tjetër, pasi kjo nuk zgjidh asgjë në thelb për problemet e Shqipërisë. Sigurisht, me qeverisjen e Partisë Socialiste për 6 vite më radhë në këtë drejtim nuk kemi bërë asnjë hap përpara, përkundrazi. Mirëpo historia e procesit të integrimit të Shqipërisë fillon më herët se kaq.

Në këtë këtë kuptim, klasa politike në Shqipëri ka përgjegjësinë dhe detyrën morale për të gjetur gjuhën dhe vullnetin për t’iu futur punës nga fillimi dhe pë ti kthyer besueshmërinë qytetarëve shqiptar, gjë e cila në këtë moment duket  e pamundur. E e megjithatë, për të zvogëluar sadopak efektet e moshapjes së negociatave, dhe për të zhvilluar disa reforma bazë, mënyra e vetme është korrigjimi i krizës së përfaqësimit që ekziston sot. Sepse kriza e prfaqësimit rrezikon të sjellë edhe në Shqiperi  forca apo lëvizje politike të pa lexueshme dhe me qëllime në kundërtshim me interesat e Shqipërisë.

Aq më tepër në një moment kur në kontesktin gjeopolitik moshapja e negociatave me Bashkimin Europian mund të të sjellë aleatë të Shqipërisë të cilët nuk kanë asnjëgjë të përbashkët me botën perëndimore demokratike.

Revolucionalizim të politikës në radhë të parë do të thotë reformi i saj. Dhe nga ajo që fillohet një proces i tillë është gara demoraktike e lirë dhe e ndershme, në kushte të barabarta për të gjithë. Nëse ende nuk arrijmë dot të zhvillojmë garë demoraktike, cdo gjë tjetër është e pamundur.

Prandaj e vetmja zgjidhje edhe per Shqipërinë për të shmangur këtë rrezik është korrigjimi i defekteve të demorkacisë përfaqësuese, si e vetmja demokraci e mundshme në një shoqëri të masave dhe komplekse. Ose ndryshe reforma politike, që pas Reformës në Drejtësi është reforma tjetër e domosdoshme. Reformë politike do të thotë kryesisht reformimi i mekanizmave të përfaqësimit dhe i subjekteve që kanë eskluzivitetin e përfaqësimit, që janë partitë politike. Refomra politike ka nevojë  për një ligj organik mbi partitë politike, ndryshimin e sistemit zgjdhor, financimin e partive, dhe sidomos kthimin e politikës së ligjshme në një profesion joshës për njërzit me formim të mirë dhe me dinjitet. E thenë më thjeshtë, rikthimin e besimit te politika. Sepse, ndryshe populizmi është në prag të derës dhe në Shqipëri, e cila do të ishte një fatkeqësi dhe një regres. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH