Aktualitet

Moses-Ones tregon historinë e trishtë për nënën e saj

               Publikuar në : 11:48 - 16/04/19 Liberale

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones gjatë një takimi për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit ka treguar një histori personale të sajën. Ajo tha se ka humbur nënën e saj nga kanceri i gjirit.

Moses-Ones i bëri thirrje klasës politike që të lënë mënjëanë ndasitë dhe të bëhen bashkë për kauza të tilla të rëndësishme.

E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen. Liderët shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushatë e përbashkët ku drejtuesit politikë të Shqipërisë të mblidhen së bashku për ta çuar vendin përpara. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Gratë drejtuese shqiptare duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye”, – tha ajo.

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *