Showbiz

"Mos u izolo", Paolo Fox jep këshilla të vlefshme për këto shenja

Shkruar nga Liberale
"Mos u izolo", Paolo Fox jep këshilla të vlefshme për

DASHI: Ditë e çuditshme. Ditë e thjeshtë për diskutime dhe të bësh gjëra kundër vullnetit tënd. Mundohu të shmangësh përplasjet, sidomos në dark kur nervozizmi do të jetë më prezent. Dashuri: pak durim deri të hënën dhe gjërat do të vijojnë më mirë.

DEMI: Zgjidhje në dashuri. Mund të relaksohesh pas disa jave shumë të tensionuara. Periudhë rikuperimi shumë shpejt. Klimë e përsosur në shtëpi, por edhe për shoqëri të reja, mos u izolo.

BINJAKËT: Energji pozitive këto ditë, vetëm në dashuri ka gjithmonë diçka që nuk shkon. Mos i lejo të tjerët të të kushtëzojnë dhe mundohu të jetosh takimet e reja me logjikë. Mund të jetosh një periudhë izolimi ose një zhgënjim nga dikush; por miqësitë janë më të forta. Për pak do të keni sukses në punë.

GAFORRJA: Dita niset në mënyrë të shkëlqyer me Hënën në shenjën tënde, kjo do të thotë që takimet në dashuri do të jenë me fat. Nëse është single mos ki merak, shiko rrotull. E dielë interesante për shoqëritë. Planetet janë të drejtvendosura për ty, pasioni do të shpërthej.

LUANI: Kjo e dielë do të vijojë më mirë, por ti mos u trego i rreptë ndaj të tjerëve. Ke dhe një dozë të mirë fati. Gjej entuziazmin në aktivitete të reja, edhe fizike që mund të të ndihmojnë të shkarkosh nervozizmin e ditëve të fundit. Kuadri astrologjik në rritje të madhe, ndryshime të mëdha të presin brenda kësaj vere.

VIRGJËRESHA: Një mik do të japi një informacion të dobishëm. Je në një udhëkryq: mund të lesh prapa një histori dashurie që kohët e fundit ka vetëm konflikte. Forma fizike nuk është maksimale, mundohu të ruash energjitë. Ditë pozitive të mërkurën dhe të enjten. Mund të programosh çështje të rëndësishme për të ardhmen.

PESHORJA: Janë të favorizuara takimet e reja, edhe pse nuk je shumë i qetë këto kohët e fundit. Qetësia jote do të lindi kur të harrosh zhgënjimet e të kaluarës. Puna: këtu gjërat rrjedhin më mirë dhe në javët në vijim do të kesh një shpërblim shumë të rëndësishëm. Dashuri: ke ndonjë shqetësim të tepërt.

AKREPI: Është një periudhë shumë aktive. Hëna dhuron bukurinë e saj ndërkohë që zemra jote është plot pasion. Mund edhe të rifitosh një dashuri të largët nëse e dëshiron vërtet. Ditë e rrezatuar nga një mirësi shumë të madhe.

SHIGJETARI: Je argëtues dhe plot joshje. Ke shumë mundësi të rritesh. E vetmja gjë është që rezultatet nuk do të vijnë aq shpejt. Do të presësh disa muaj, por rezultatet më të mira do të  arrijnë tek ty.

BRICJAPI: Ka disa probleme nga ana e formës fizike. Edhe Hëna është në kundërshtim dhe nuk do të duash të rrish në mes të njerëzve. Kjo situatë do të bezdisi marrëdhëniet në çift. Kërko qetësinë maksimale dhe mos nënvlerëso prezencën e një personi në jetën tënde. Qetësohu dhe lëri mënjanë zënkat.

UJORI: Joshja jote është në rritje dhe situata është magjike për ndjenja dhe takime. Dashuria dhe zemërimi jo gjithmonë shkojnë dakord, sidomos nëse “objektivi” yt ka të bëj me të kaluarën tënde. Udhëtime për të organizuar: dëshira për tu larguar shtohet akoma më shumë, sidomos ajo dëshirë për të ndërruar shtëpi e të nisesh nga 0.

PESHQIT: Në dashuri je në një pikë ndryshimi, me Marsin në shenjën tënde nga data 19 dhe me Venusin nga data 26. Sonte mos u mbyll në shtëpi. Është gjithçka në duart e tua. Çiftet do të rigjejnë pasion të madh, por kujdes se fati të ka rezervuar një takim të ri. Njohjet më interesante mund të lindin gjatë një udhëtimi. Puna: rritje pas një periudhe të dobët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH