Aktualitet

“Mos u bëni palë me kriminelin”, deklarata e Gjonajt para Prokurorit

               Publikuar në : 12:22 - 02/07/20 liberale

“Prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin”. Me këto fjalë është drejtuar sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në prezantimin para Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesve të prokurorisë të rekomandimeve të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjonaj rekomandoi një sërë problematikash, duke nënvizuar se pret nga Institucioni i prokurorisë drejtësinë e re për të ashpërsuar më tej luftën ndaj krimit të organizuar dhe plotësimin e pritshmërive dhe eficencës në arritjen e rezulateteve të reformës në drejtësi.

“Shqiptarët presin sot përgjigje të shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje, me muaj e me vite; presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin, sic kemi vëmë re në disa raste kohët e fundit; presin që prokuroria të mos pushojë a mosfillojë çështje në kundërshtim të hapur me ligjin dhe provat. Presin me pak fjalë drejtësinë e re”, apeloi ministrja e Drejtësisë.

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back