Showbiz

“Mos më hajdeni si ujqër"/ "Plas sherri mes Deas dhe Ermionës: Je njeriu më i pasjellshëm këtu brenda

Shkruar nga Liberale
“Mos më hajdeni si ujqër"/ "Plas sherri mes Deas dhe

Një tjetër sherr ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku Ermiona ka debatuar me Dea Mishel.

“Mua mos më zgjo duke bërtitur se më shkakton gjendje ankthi. Turp të kesh! Është hera e dytë që e bën dhe je njeriu më i pasjellshëm këtu brenda,”-u shpreh Dea.

Shkaku i debatit të tyre është banal, ku Jona e akuzon Dean se i ka nxjerrë rrobat e saj nga lavatriçja. Të bërtiturat e Ermionës janë dëgjuar në të gjithë shtëpinë.

Banorët e tjerë janë përpjekur ta qetësojnë Jonën, por pa rezultat pasi ajo është shprehur se e ka shumë problem t’ja prekin rrobat pa e pyetur.

“Mos më hajdeni si ujqër,”- ka shpërthyer Ermiona.

Toni i lartë i saj ka bërë që Dea të mos durojë më dhe të fillojë të qajë. Olta, i ka shkuar nga pas në përpjekje për ta qetësuar.

“Më lini pak hapësirë,”- ka thënë Dea duke qarë teksa është futur në dhomën e rrëfimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH