Showbiz

"Mos më acaroni nervat tani"/ Eno Popi futet papritur në skenë dhe puth Oltën: Do vdes…

Shkruar nga Liberale
"Mos më acaroni nervat tani"/ Eno Popi futet papritur në

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” kanë kërcyer mbrëmë nën ritmin e këngëve patriotike.

Një ndër ta ishte edhe moderatorja e njohur, Atalanta Kërçyku dhe partneri i saj në kërcim, Luixhino, të cilët performuan në skenë me këngën “Xhamadani vija vija”.

Edhe pse publiku e pëlqeu shumë performancën e tyre, anëtarët e jurisë kishin pak rezerva.

“E padiskutueshme atmosfera, s’kishte si të ishte ndryshe. E diskutueshme performanca”, u shpreh kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

Kjo gjë që nuk u prit aspak mirë nga publiku, i cili filloi të brohoriste, ndërsa Iliri pyeti se mos kanë hapur ndonjë stallë.

“Kemi hapur gjë ndonjë stallë këndej nga Kashari”– tha Shaqiri, teksa konkurrentja tregoi se ata që po brohorisin janë fansat e saj.

“Janë njerëzit e mi”– u shpreh Atalanta.

Menjëherë pas kësaj fraze ka ndërhyrë Olta Gixhari, e cila se edhe ajo do marrë me vete fisin e Eno Popit.

“Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno”, tha aktorja e njohur, ndërsa prezantuesi u afrua dhe e puthi atë në faqe.

“Do vdes!”, tha Olta pas puthjes me Enon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH