Kryesore

“Mos ma mbyllni gojën”/ Incizimet horror, si u vra gazetari

               Publikuar në : 09:42 - 11/09/19 LP

Një gazetë turke ka botuar detaje të reja, të një regjistrimi, që raportohet se kapi momentet e fundit të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Gazeta pro-qeveritare Sabah thotë se transkriptimi që posedon, është nga një regjistrim i marrë brenda objektit, dhe më vonë i siguruar nga inteligjenca turke.

Sipas kësaj gazete, një ekspert mjekoligjor, pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, pretendohet se i referohen gazetarit si një “kafshë që duhet të flijohet” para mbërritjes së tij.

Gazeta shkruan se Jamal Khashoggi u tha vrasësve të tij – në fjalët e tij të fundit – që të mos ia mbajnë gojën mbyllur për shkak të astmës, por më pas humbi vetëdijen.

Khashoggi u mbyt me një thes të vendosur në kokë, transmeton Sabah, dhe në incizime dëgjohet një përleshje.

Gazeta gjithashtu pretendon se incizimi përmban edhe gjymtimin e tij nga ana e ekspertit mjekoligjor.

Raportet për ekzistencën e regjistrimeve audio, nga vdekja e Khashoggit, kanë ekzistuar që nga viti i kaluar.

Zyrtarët turq e kanë konfirmuar publikisht ekzistencën e këtyre incizimeve. Pothuajse një vit nga vdekja e tij, trupi i Khashoggi nuk është gjetur pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Khashoggi shkruante kolumne për gazetën Washington Post dhe ishte i vendosur në SHBA.

Ai u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 për të marrë dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën e tij turke.

Arabia Saudite paraqiti të dhëna kontradiktore për zhdukjen e tij.

Momentet e fundit të Khashoggi:

Mutreb: Lini një mesazh për djalin tuaj!

Khashoggi: Çfarë  duhet t’i them birit tim?

Mutreb: Do të shkruani një mesazh, le të provojmë; na tregoni.

Njeriu i paidentifikuar: Preje

Khashoggi: Çfarë duhet të them, ‘që do ta shoh së shpejti’?

Mutreb: Do të shkruani diçka si ‘Unë jam në Stamboll. Mos u shqetëso nëse nuk mund të vish tek unë ‘.

Khashoggi: Nuk duhet të them që jam rrëmbyer.

Njeriu i paidentifikuar: Hiq xhaketën!

Khashoggi: Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një konsullatë? Nuk do shkruaj asgjë.

Njeri i paidentifikuar: Preje!

Khashoggi: Unë nuk po shkruaj asgjë.

Mutreb: Shkruaj, zoti Jamal! Nxito! Na ndihmoni që të mund t’ju ndihmojmë, sepse në fund do t’ju çojmë përsëri në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmoni ju e dini se çfarë do të ndodhë përfundimisht.

Khashoggi: Këtu ka një peshqir. Do të më drogoni?

Al-Tubaigy: Ne do t’ju vëmë në gjumë.

Khashoggi atëherë u drogua, duke u thënë rrëmbyesve  të tij ‘mos ma zini gojën’ pasi i vendosën një qese plastike mbi kokë.

‘Unë kam astmë! Mos e bëj, do të më mbytësh ’, janë fjalët e fundit të Khashoggit.

Më pas dëgjohen tingujt e mundimit dhe mbytjes, me momente të shkurtra diskutimi mes vrasësve, të cilët janë në dyshim nëse ai është akoma duke lëvizur.

Në një moment dikush thotë që ‘vazhdoni të shtyni’.

Në orën 1.39 të pasdite dëgjohet tingulli i një sharre, ndërsa ekipi fillon të presë  trupin e Khashoggit. Procedura vazhdon për 30 minuta.

Mendohet se pjesët e trupit të Khashoggi u futën në valixhe dhe u bënë nga ambasada. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë./Gazeta Liberale

(Visited 115 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *